POLITIKË PRIVATËSIE

Përditësuar më 04.03.2026

HELIUS SYSTEMS SHPK, një shoqëri e themeluar dhe ekzistuese në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë, regjistruar në Regjistrin Tregtar, të mbajtur nga Qendra Kombëtare e Biznesit, me numër NUIS K91607030D, me seli në adresën: "Rruga Dritan Hoxha, Pallatet Komfort, Kulla Horizontale, Kati 11, Tiranë, Shqipëri" (në vijim, "HELIUS") është e angazhuar në garantimin e konfidencialitetit dhe sigurisë së të dhënave tuaja personale.

Në kuadër të këtij angazhimi, kjo Politikë Privatësie (në vijim, "Politika") ka për qëllim të informojë mbi mënyrat e mbledhjes, përdorimit dhe përhapjes së të dhënave nga HELIUS, në përputhje me nenin 13 të ligjit nr. 124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale".

HELIUS është i vetëdijshëm mbi faktin që klientët, punonjësit dhe partnerët e saj kanë nevojë të informohen qartë për trajtimin e të dhënave personale. Kjo Politikë shpjegon sesi mbledhim, përdorim, ndajmë dhe mbrojmë të dhënat personale, si dhe cilat janë të drejtat tuaja për respektimin e përpunimit të tyre në rastet e vizitës së faqes sonë zyrtare të internetit https://helius-software.com/ dhe shërbimeve (në vijim, "Shërbimet") që ne ofrojmë dhe/ose ruajmë në serverat tanë.

Faqja e internetit (website) i HELIUS ka karakter informues dhe shërben për prezantimin e kompanisë, produkteve dhe studimeve të rasteve (case studies). HELIUS nuk ofron regjistrim përdoruesi, llogari personale apo shërbime online/transaksionale nëpërmjet kësaj faqeje.

Përpara se të përdorni ose të jepni ndonjë informacion nëpërmjet faqes sonë të internetit, ju lutemi të konsultoni këtë Politikë Privatësie me kujdes. Përdorimi i faqes sonë të internetit nënkupton që ju jeni informuar mbi praktikat tona të përpunimit të të dhënave personale, siç përshkruhen në këtë Politikë. Në rast se nuk bini dakord me kushtet e kësaj Politike Privatësie, jeni të lutur të mos përdorni faqen tonë zyrtare të internetit ose Shërbimet tona.

I.   Parimet tona +

HELIUS ka hartuar këtë Politikë me qëllim zbatimin e parimeve të mëposhtme:

Gjithashtu, hartimi i kësaj Politike udhëhiqet nga parimi i përpunimit në mënyrë sa më etike të të dhënave, informimit të përdoruesve mbi të drejtat që ata kanë sipas legjislacionit shqiptar në fuqi në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

II.   Të dhënat që mbledhim +

Ne mbledhim të dhëna në mënyra të ndryshme, përfshirë ofrimin e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ana juaj, mbledhjen e të dhënave nga shfletuesi në internet apo pajisja elektronike apo nga palë të treta. Të dhënat personale që mund të mblidhen përfshijnë, ndër të tjera:

II.1   Të dhëna të ofruara drejtpërdrejt nga ju

Ne mbledhim të dhënat e ofruara në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ana juaj. Mund të mbledhim të dhëna nga ju në forma të ndryshme, si për shëmbull kur ju: na kontaktoni dhe paraqisni interes për të bashkëpunuar me ne. Këto të dhëna mund të përfshijnë, por pa u kufizuar: emrin dhe mbiemrin tuaj, adresën elektronike, vendndodhjen gjeografike, etj.

II.2   Të dhëna të mbledhura në mënyrë automatike

Pajisje/ informacion përdoruesi

Ne mund të mbledhim automatikisht disa të dhëna teknike rreth pajisjes dhe shfletuesit që përdorni për të aksesuar faqen tonë të internetit. Këto të dhëna mund të përfshijnë, ndër të tjera: adresën IP, vendndodhjen e përafërt (p.sh. shteti/qyteti, e deduktuar nga IP), llojin dhe versionin e shfletuesit, gjuhën e shfletuesit, sistemin operativ, si dhe datën dhe orën e aksesit.

Gjithashtu, mund të mblidhen të dhëna mbi ndërveprimin me faqen (p.sh. faqet e vizituara, burimi referues/URL, koha e qëndrimit në faqe), kryesisht për qëllime statistikore, përmirësimi të përmbajtjes dhe funksionimit të faqes, si dhe për qëllime sigurie dhe administrimi teknik.

Në disa raste, HELIUS mund të përdorë instrumente analitike të ofruara nga palë të treta (p.sh. Google Analytics) që mund të përdorin cookies ose teknologji të ngjashme për të mbledhur informacion statistikor mbi përdorimin e faqes. Në rast përdorimi të këtyre instrumenteve, përpunimi i të dhënave do të kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kjo Politikë do të përditësohet sipas nevojës.

Cookies dhe teknologji të tjera gjurmimi

HELIUS mund të përdorë cookies teknike të nevojshme për funksionimin dhe sigurinë e faqes. Përveç tyre, HELIUS mund të përdorë (tani ose në të ardhmen) cookies analitike, përfshirë cookies të shërbimeve të palëve të treta si Google Analytics, për të kuptuar në mënyrë statistikore përdorimin e faqes (p.sh. numri i vizitorëve, faqet më të vizituara, koha e qëndrimit në faqe) dhe për të përmirësuar përmbajtjen dhe funksionimin e saj. Kur kërkohet nga legjislacioni në fuqi, përdoruesit do të informohen paraprakisht dhe do të kërkohet pëlqimi i tyre për cookies jo-thelbësore.

Ne, gjithashtu, mund të mbledhim të dhëna rreth përdorimit të faqes sonë nëpërmjet logimeve të serverit në internet dhe teknologjive të gjurmimit elektronik, si për shembull cookies dhe/ose etiketa (tags) të ngjashme. Një hyrje (log) në server është një arkivë ku ruhet veprimtaria teknike e aksesimit të faqes së internetit.

Një cookie është një dosje e vogël e vendosur në pajisjen tuaj që na lejon: (a) të njohim shfletuesin/pajisjen tuaj në vizita të përsëritura; (b) të ruajmë disa preferenca ose rregullime teknike; (c) të kuptojmë në mënyrë statistikore cilat faqe të internetit janë vizituar dhe cilat faqe referuese kanë drejtuar drejt faqes sonë; (d) të përmirësojmë funksionimin e faqes dhe përvojën e përdoruesit (p.sh. optimizim i përmbajtjes dhe i performancës); (e) të kryejmë analiza statistikore; dhe (f) të ndihmojmë me funksione të administrimit të sigurisë.

HELIUS nuk përdor cookies për qëllime reklamimi të personalizuar ose profilizimi të përdoruesve, përveç rasteve kur një funksionalitet i tillë do të adoptohej në të ardhmen dhe do të reflektohej qartë përmes përditësimit të kësaj Politike dhe, kur është e nevojshme, përmes marrjes së pëlqimit tuaj.

Mbani parasysh që mund të ndryshoni cilësimet/përzgjedhjet tuaja në shfletues për t'u informuar kur një cookie vendoset ose përditësohet, ose për t'i bllokuar cookies. Lutemi të konsultoni seksionin "Ndihmë/Help" të shfletuesit tuaj për më shumë informacion. Mbani gjithashtu parasysh se, duke bllokuar disa cookies, ju mund të mos keni akses në disa elementë të faqes.

II.3   Të dhëna nga palë të treta

Në përputhje me ligjin, ne mund të mbledhim të dhëna nga palë të treta, përfshirë regjistra publikë, platforma rrjetesh sociale, si dhe shoqëri marketingu dhe anketimi tregu. Në varësi të burimit, të dhënat e mbledhura mund të përfshijnë emrin dhe mbiemrin, të dhënat e kontaktit, informacion demografik, etj.

II.4   Lidhje me faqe të tjera të internetit

Faqja e internetit e HELIUS mund të përmbajë lidhje (link) drejt faqeve të tjera të internetit të operuara nga palë të treta (p.sh. https://asee.io/).

Kjo Politikë Privatësie zbatohet vetëm për faqen e internetit të HELIUS dhe nuk mbulon praktikat e privatësisë së faqeve të tjera të internetit. HELIUS nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen ose politikat e privatësisë së këtyre faqeve dhe ju rekomandon të konsultoni deklaratat përkatëse të privatësisë të çdo faqeje të internetit që vizitoni.

III.   Si i përdorim të dhënat tuaja +

Ne mund t'i përdorim të dhënat e mbledhura nga dhe lidhur me ju, për qëllimet e mëposhtme:

Ne mund të kombinojmë të dhëna të mbledhura në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ju dhe për ju (përfshirë të dhëna të mbledhura në mënyrë automatike) me të dhëna të marra nga palë të treta, dhe t'i përdorim ato në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave dhe këtë Politikë Privatësie.

Ne i përpunojmë të dhënat e mbledhura vetëm në përputhje me parimet e listuara në pikën I më sipër dhe kriteret ligjore të përcaktuara në nenin 7 të ligjit nr. 124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale". Në këtë mënyrë, të dhënat personale përpunohen vetëm në përputhje me sa vijon:

IV.   Rastet kur ndajmë ose transferojmë të dhënat tuaja +

Ne mund t'i ndajmë dhe/ose transferojmë të dhënat tuaja me palë të treta në përputhje me kriteret e listuara më sipër dhe, më konkretisht, në rastet e mëposhtme:

V.   Të drejtat e subjekteve të të dhënave +

Ju keni disa të drejta lidhur me mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave tuaja nga ana e HELIUS, nëpërmjet aksesit të faqes së internetit dhe përdorimit të Shërbimeve, të listuara më poshtë:

Kërkesa përkatëse e subjektit të të dhënave, lidhur me parashikimet e paragrafit të mësipërm, duhet të përmbajë të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar identitetin e kërkuesit. HELIUS, brenda 30 (tridhjetë) ditëve, nga data e marrjes së kërkesës, informon subjektin e të dhënave lidhur me sa kërkon ky i fundit, ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit. Përgjigjja e HELIUS, në çdo rast, dërgohet në adresën e treguar nga vetë kërkuesi.

Kërkesën për informacion mund ta bëjë:

VI.   Transferimi ndërkombëtar i të dhënave +

Siç përshkruhet më lart në seksionin IV, lidhur më rastet e përhapjes së të dhënave tuaja personale, ne mund t'i ndajmë të dhënat tuaja me ofrues të besuar shërbimesh ose partnerë në veprimtarinë tonë, si dhe/ose organizata të rrjetit të cilit i përket HELIUS, në vende të ndryshme nga vendi juaj i rezidencës në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm.

Kjo nënkupton që disa prej të dhënave tuaja mund të përpunohen në vende që nuk ofrojnë të njëjtin nivel mbrojtjeje si legjislacioni ynë për mbrojtjen e të dhënave personale. Në këto raste, Helius aplikon masa të përshtatshme mbrojtëse për të siguruar mbrojtjen e duhur të të dhënave dhe garanton që të drejtat tuaja si subjekt i të dhënave, si dhe mjetet efektive juridike, të jenë të disponueshme plotësisht për ju.

Në rast transferimi ndërkombëtar të të dhënave personale, çdo person që përpunon të dhëna personale në emër dhe/ose për llogari të HELIUS vepron në përputhje me dispozitat e neneve 39 - 42 të Ligjit nr. 124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", si dhe aktet nënligjore të miratuara në zbatim të këtij ligji për rregullimin e këtij përpunimi specifik.

E drejta e aksesit e subjekteve të të dhënave të cilëve iu transferohen të dhënat sipas paragrafit të parë të këtij seksioni, si dhe çdo e drejte tjetër e tyre në cilësinë e subjektit të të dhënave, siç parashikohet në seksionin V më sipër, në harmoni më dispozitat e ligjit nr. 124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", është e garantuar. Nëpunësi për Mbrojtjen e të Dhënave (Data Protection Officer (DPO)) i HELIUS koordinon adresimin e këtyre të drejtave në një kohë të shpejtë, brenda afateve të parashikuara në paragrafin e fundit të seksionit V më sipër, duke mundësuar një komunikimin të shpejtë dhe të qartë me subjektet tek të cilët janë transferuar të dhënat nga HELIUS.

VII.   Masat për sigurinë e të dhënave +

HELIUS ka marrë masa organizative dhe teknike të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar. Këto masa ndryshojnë në varësi të sensitivitetit të të dhënave të mbledhura apo të ruajtura.

Në lidhje me sa parashikohet në paragrafin e mësipërm, masat për garantimin e sigurisë së të dhënave personale të përpunuara nga HELIUS përfshijnë, por pa u kufizuar, si vijon:

Ambientet në të cilat përpunohen të dhënat personale mbrohen me masa organizative, fizike dhe teknike në mënyrë që të parandalohet aksesi i personave të paautorizuar në mjediset, mjetet dhe/ose pajisjet me të cilat do të përpunohen të dhënat personale. Zbatimi i masave të sigurimit fizik bëhet në përputhje me nivelin e sigurisë së të dhënave dhe informacionit të administruar, si dhe treguesit e nivelit të rrezikut që mund të vijë nga ekspozimi i paautorizuar i informacionit të ruajtur. Për qëllime të sigurisë fizike të të dhënave merren, veçanërisht, masat si vijon:

Si pjesë e masave për të garantuar përputhshmëri më dispozitat e ligjit nr. 124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", HELIUS ka caktuar një person në cilësinë e Nëpunësit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili përmbush kriteret e përcaktuara në nenin 33 të këtij ligji.

Për çdo gabim apo defekt në sistemet/bazat e të dhënave të HELIUS njoftohet menjëherë Nëpunësi për Mbrojtjen e të Dhënave, i cili së bashku me specialistët e Teknologjisë së Informacionit (IT), adreson gabimin/defektin përkatës.

Në rast incidentesh të cilat shkaktojnë cënim të të dhënave personale, HELIUS njofton Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale brenda 72 orëve nga momenti i marrjes dijeni për cënimin në fjalë.

VIII.   Të dhënat e fëmijëve +

Faqja e internetit i drejtohet vetëm përdoruesve të moshës madhore. Në rast se HELIUS vjen në dijeni se ka mbledhur të dhëna personale nga fëmijë nën moshën 16 vjeç, do të merren të gjitha masat për fshirjen e këtyre të dhënave sa më shpejt të jetë e mundur.

IX.   Ndryshimet e kësaj Politike Privatësie +

Kjo Politikë Privatësie është nën monitorim të vazhdueshëm në raport me rritjen dhe zgjerimin e veprimtarisë së Shoqërisë dhe, rrjedhimisht, do të jetë në ndryshim të vazhdueshëm. Çdo ndryshim i kësaj Politike do të publikohet në faqen zyrtare të internetit dhe/ose do të bashkëlidhet në marrëveshjet përkatëse me objekt ofrimin e Shërbimeve nga HELIUS.

X.   Pyetje lidhur me Politikën e Privatësisë +

Për çdo pyetje lidhur me këtë Politikë Privatësie ose për ushtrimin e të drejtave tuaja sipas legjislacionit në fuqi, mund të kontaktoni Nëpunësin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në adresën elektronike: griza@helius-software.com